BallinaVitrina e libritEduart Sulollari-AROMË e LARGËT

Eduart Sulollari-AROMË e LARGËT

Iku dhe kjo verë
na mbajti larg dhe më larg
si yll që drita s’i mbërriti kurrë në tokë.

Mbrëmjes,
trëndafilat të gjitha do t’ia mbledh
jo për ti bërë buqetë
por se aroma e tyre tëndin kurm më kujton,
ndërsa gjethet e pyllit
sa dëgjuan se po flisja për ty vërshuan si lumë
në plagën time të kuqe dhe të madhe.

Kaq i vetmuar jam
si ky shi i imët që bie këtu dhe në vende të largëta
dhe etjen e luginave kurrë nuk e shuajti.

Asnjëherë nuk të kam harruar,
edhe kur eci pikëllimit dhe dukem i huaj
verbëria më rrethon nëse nuk të mendoj, ta dish?
se sytë e tu për mua janë dritë, ujvarat shastisin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT