BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-KLITHMA THIRRËSE NËPËR NATË-

Armenida Qyqja-KLITHMA THIRRËSE NËPËR NATË-

Klith bota nën djepat e përmbysur,
Me zë foshnjash pareshtur qan,
Ti nënë shenjtore në krahë e mbajte,
Por prapë pareshtur, e bën të lotojë…

Djajtë hedhin pa fund bomba e helme,
Jetën vrasin teksa flenë në shtrat,
Dergjet njerëzimi nën rrënojat e tymosura,
Një fëmijë i masakruar qan nëpër natë.

Thomëni si mund të qetësohet ky fëmijë,
Në krahë tërë jetën, kush do ta mbajë,
Plaga e tij që kurrë dot s’do të mbyllet,
Klithmë thirrëse do të jetë në çdo natë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT