BallinaVitrina e libritRemzie Gashi-Tema-Si njerëzija edhe stinët

Remzie Gashi-Tema-Si njerëzija edhe stinët

Turbullue fort është qielli
edhe stinët po ngatërrohen
për kufij në luftë të egër
se njëra tjetrës ia hanë kohën.

Nuk po don me shkue vera
inatosur fort prej njerëzish
piromanë që tokën djegin
e për hakmarrje na dogj dielli.

Pemët xhvishen para kohe
pa fustanet ngjyra vjeshte
edhe frutat përçudnohen
kacavjerrë në degë pa gjethe.

Vajë i zogjve ta plasë shpirtin
çdo mëngjes veç për pak ujë.
Si njerëzija luftojnë stinët
e qielli fort është turbullue.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT