BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DJEPI I DJEGUR

Murtez Asllani-DJEPI I DJEGUR

Kur armiku pushtoi Kosovën
u ngrit zëri i vegjëlisë,
s’durojmë armiq as tradhtarë
kërkojmë rrezet e lirisë.

Ishte kohë e luftës
nga fshati na dëbuan,
kudo ndizej zjarri
dhe gjithçka shkrumbuan.

Disa dolën maleve
të tjerët në Maqedoni,
shumë prej tyre
shkuan në Shqipëri.

Qanin foshnjat
dhe ushqim kërkonin,
nënat e trishtuara
mëzi i qetësonin.

Kur hyri NATO-ja
u kthyen në shtëpi,
të lodhur e të molisur
dhe me shumë mërzi.

Shtëpitë e djegura
gjithçka e shkatërruar
sa vështirësi kishim,
por ne i përballuam.

Dy djemtë e mi
armiku i pat arrestuar
dhe më vonë kuptuam
ata i kanë likuiduar.

Djepin e djegur
e qava me lot
se aty rrita djemtë
që nuk i kam sot.

O, armik gjakpirës
ty të humbtë fara,
se neve në Kosovë
do t’na prijë e mbara!

Sot jetojmë të lirë,
por luftën s’e harrojmë
dëshmorët e atdheut
çdoherë i përkujtojmë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT