BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-E shtirura e kohës së re!!!

Arjana Fetahu Gaba-E shtirura e kohës së re!!!

A po shkon dashuria në tjetër dimension ,
Dhe ne po kthehemi në njerëz plastikë?
Ne po dukemi kukulla të ndritshme ,
Dhe disi rrobotikë.

Kërkojmë ëndrrave të jetojmë në Hënë,
Dhe në Marsin e librave shkencorë,
Une vetëm në vargje poetësh,
E preka diellin me dorë.

Unë nuk I dua shkëlqimet metali,
Të ftohta shtëpitë bardhë e gri,
Por dua të gjej ku shkuan gjithë ngjyrat,
Pse si sheh më njeri?!

Po zhvishen të gjithë nga çdo gjë,
Dhe turpi ka dalë me kohë demode ,
“Selfie” me trup e dhëmbë përjashta –
E shtirura e kohës së re.

U fikën dhe vatrat, u ftohën bisedat,
Çdo gjë sot po matet me klikime;
Harruam të shohim se si çel pranvera,
Ku je bota ime?

Me shpresën e madhe për të shkuar përpara,
Po m’duket se vdiqëm e tani jemi në ferr,
Koha që u sëmur e gjithë fara,
Po zhytet ligësht në terr.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT