BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-THELAT E EVROPËS...

Mimoza Eliona Osmani-THELAT E EVROPËS…

Na e ndanë pjesë-pjesë atdheun,
na ndukën në trup.
shqiptari mund të vdesë për dheun,
dhe kurrë nuk di të humbë.

E shqyen hartën copë-copë,
si mund të heshtë Kosova prapë?
Thela do bëjë gjoksin mbi top,
barut kërkon kjo plagë…

Sa herë të prenë, Kosovë, sa herë,
e larë e gjitha je në gjak,
por pragu yt heronj ka lerë,
që jetën lanë për prag.

Një prag që di të ruajë gjuhën,
për shkronjat në një abetare
Për shqipen kurrë s’e njohën frikën,
as për flamur e përkrenare.

E duan jetën, edhe nderin,
për vajzat që humbën buzëqeshjen;
për krimet që në dritë si nxjerrin,,
Dhe Haga sërish kërkon heshtjen?

Dhe pyes ku qenka ligji sot,
do dalë e drejta ndonjëherë?
Me varre është Kosova plot,
se Serbi qe Hitler…

Dhe pyes: ku është sot drejtësia?
Ku është, pra, ligji sot?
Evropa, s’di sa vlen liria,
sa peshë ka gjaku, dhe çdo pikë lot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT