BallinaSportRonaldo vazhdon me Portugalinë, Jorge Jesus e fton në grumbullim

Ronaldo vazhdon me Portugalinë, Jorge Jesus e fton në grumbullim

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren e Portugalisë. Sulmuesi 41-vjeçar është përfshirë në listën e parë të trajnerit të ri Jorge Jesus për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Ronaldo kishte deklaruar se Botërori i vitit 2026 ishte i fundit për të, por ende nuk kishte bërë të ditur se kur do ta mbyllte aventurën me përfaqësuesen. Jorge Jesus, që në momentin e emërimit kishte bërë të qartë se do të llogariste në të për sa kohë të ishte në gjendje të luante, tani e ka konfirmuar yllin portugez në skuadër.

Portugalia do ta nisë ciklin e ri në Ligën e Kombeve më 24 shtator ndaj Uellsit, ndërsa më 27 shtator do të përballet me Norvegjinë. Më 1 tetor është sfida ndaj Danimarkës, ndërsa katërshen e ndeshjeve e mbyll më 4 tetor kundër Norvegjisë.

Në listën e Jesusit janë edhe Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Vitinha, João Félix, Rafael Leão dhe Rúben Dias. Katër risitë janë Samuel Soares, Nuno Tavares, João Palhinha dhe Fábio Silva.

Ronaldo, i cili ka 146 gola me Portugalinë, mbetet gjithashtu në garë për një tjetër objektiv madhor në karrierën e tij: arritjen e shifrës së 1000 golave në karrierë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT