BallinaVitrina e libritElena Stefa Daka-Ëndërr në muzg 

Elena Stefa Daka-Ëndërr në muzg 

Qyteti muzgun hedh në krahë
e rri mbuluar,
me mallin tënd mbulohem unë,
më ke munguar…

Më vjen në ëndërr e ndjehem pemë,
plot gjethe e harlisur,
si tinguj të vjetër në një shtëpi
prej kohësh e braktisur…

Vrapojmë në rrugët ku u deshëm.
Ti krahët hap e buzëqesh,
më josh aq ëmbël, e të sulem,
si zogu drejt folesë…

Nuhas aromën aq të njohur,
sa shumë të kam pritur!
Vërshoj si lumi mbi një tokë
aq kohë të pa vaditur…

Nuk më kujtohet stina që qe,
mbaj mend ca tinguj nëpër shi,
një paqe si e udhëtarit
që kthehet në shtëpi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT