BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-LIRIA

Ruzhdi H. Gashi-LIRIA

Kuti e Pandorës u hap bashkë me ty
Me ty bashkë erdhi dhe gjithçka e ligë
Ëndrrat plot me shpresë u bënë utopi
Të pritnim si nuse ti na dole shtrigë

Ndaj kaq të drobitur nuk të kam menduar
Pa stoli pa shije veç mllef e zili
Shpesh për ty vdekjen kemi përqafuar
Në vend entuziazmi na solle vetmi

Kali i Trojës erdhi bashkë me ty
Dhe ndodhi gjithçka miqtë u bënë armiq
Mori hov e keqja sikur pandemi
Ngadalë dhe e fundit edhe shpresa vdiq

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT