A e njeh dashurinë,
A e ke parë?
Me erën mos më ngatërro,
Jam katër stinë të bëra bashkë,
Gjithmonë me diell që të ngroh.
A dukem nga sytë,
Si po të dukem?
Me erën mos më ngatërro,
Ata shkëlqenjë e janë të lumtur,
Dhe më të bukur se ajo.
A dukem nga flokët,
Si po të dukem?
Me erën mos më ngatërro,
Ato janë si vala që shkëputet,
Të puthë bregun sikur do.
A dukem kur flas,
Si po dukem ?
Me erën mos më ngatërro,
Unë jam ylberi mbi stuhitë,
Që ngjyrat hedh, vello ngado.
A dukem ne buzë,
Si po dukem,
Me erën mos me ngatërro,
Ato janë tul trëndafili,
Që buzës tënde i thotë qëndro.
