BallinaVitrina e libritMaki Maqedonci Canolli-PRAGU I KUJTIMEVE

Maki Maqedonci Canolli-PRAGU I KUJTIMEVE

Eci rrugicës ku dikur vrapoja zbathur,
në lagjen e vjetër që ma njeh çdo hap,
por shtëpia e shitur më sheh me sy të ftohtë,
brenda s’ka më zëra, as hapa të njohur prapë.

Prindërit e miqtë e tyre kanë ikur në përjetësi,
vëllezërit jetojnë në tjetër anë në Prishtinë,
ndërsa unë kthehem tek ai prag i vjetër,
ku dikur një strehë mbante ngrohtësinë.

Më djeg malli për shoqet e bankat e shkollës,
nën hijen e blirit, në mëngjeset e freskëta,
për Nëntorin kuqezi e festat me hare,
ku gëzimi derdhej si lumë mbi ne.

Eci e shëtis gjithandej nëpër Kosovë,
shoh lagje të reja, ndërtime si në pikturë,
por zemra ime mbetet në lagjen e fëmijërisë,
mes kujtimesh të shtrenjta që s’shiten kurrë.

Sa herë që kthehem në vendlindje,
ndalem te ai prag me nostalgji e mall,
sepse aty kam lënë rrënjët e shpirtin tim,
dhe kujtimi i tyre më mban ende gjallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT