BallinaVitrina e libritMirsime Haxhiu-Bota

Mirsime Haxhiu-Bota

Ëndrra ime s’ishte të bëhesha e madhe,
por të bëhesha e fortë në shpirt,
të ndërtoja një karakter të palëkundur,
që as koha, as bota s’do ta kthente mbrapsht.

Në botën time, pasuria s’ishte ari,
as duartrokitje, as emër, as lavdi,
pasuria më e madhe që kërkova
ishte të mbetesha njeri.

Nuk lakmova atë që kishte tjetri,
nuk u hidhërova kur tjetri ngjitej lart,
suksesi i tij apo saj nuk ma zbehu dritën,
sepse unë kisha rrugën time për të ndërtuar.

Nuk e mata veten me hapat e botës,
as vlerën time me atë që fitoi dikush,
unë luftova vetëm me veten e djeshme,
që sot të isha pak më i fortë se dje.

Le të kenë të tjerët kurorat e tyre,
le t’i duartrokasë bota sa të dojë,
unë dua një emër që s’ka nevojë për zhurmë,
një karakter që flet edhe kur hesht.

Sepse gjithçka mund të prishet një ditë,
pasuria, fama, bukuria dhe pushteti,
por kur njeriu ruan zemrën dhe karakterin,
karakteri mbetet i pasur edhe kur s’ka asgjë.

Dhe në fund, kur të mbeten vetëm gjurmët,
nuk dua të pyes a fitova në jetë,
dua të mund të them me kokën lart
nuk humba veten duke kërkuar botën.

Kjo ishte ëndrra ime, të ndërtoja veten,
jo të krahasoja veten, të bëhesha dikush
që nuk e ndryshon era, një njeri që dallon
jo prej asaj që ka, por prej asaj që është

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT