Shqipëria u kthye në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve dhe besimi qëndron për ta mbyllur në vend të parë. Një pozitë e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt Europianit.
Nëse situata nuk ndryshon, Shqipëria do të jetë në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve të Europianit. Kujtojmë se një tjetër pozicion në grupin C1 do ta dërgonte Shqipërinë në vazon e katërt.
Në të njëjtën kohë po sigurohet edhe “play-off” si mundësi e dytë për të shkuar në Europian. Shqipëria ndërkohë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të ngjitej në Ligën B.
Kujtojmë se Kosova ndodhet aktualisht në vazon e dytë. Për këtë duhet të mbajë pas Irlandën në sfidat e nëntorit.
SITUATA AKTUALE
1: Spanja, Portugalia, Franca, Anglia, Holanda, Greqia, Italia, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Kroacia dhe Norvegjia.
2: Uellsi, Çekia, Serbia, Turqia, Zvicra, Suedia, Austria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Hungaria dhe Kosova.
3: Irlanda, Ukraina, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Izraeli, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Mali i Zi, Islanda dhe Shqipëria.
4: Bjellorusia, Finlanda, Qipro, Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Ishujt Faroe, Armenia, Moldavia, Kazakistani, Letonia dhe San Marino.
5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra, Lihtenshtejni./Sinjali/
