BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-PAMORALITETI DHE MASKA

Asllan Miftari-PAMORALITETI DHE MASKA

Nëse përpiqesh të maskosh nderin e humbur
Dhe pamoralitetit t’i japësh dorë e lavdi
Është si t’i bësh hije diellit me shoshë
Apo të ndalosh me rrjetë, të rrëmbyeshmin shi.

Dhe se mundohesh t’a fundosësh në tokë
Apo, në të pambarimtën e oqeanit thellësi
Pamoraliteti mbetet një vemje e gjallë
Në pak kohë ngre kryet, e ngjitet në lartësi.

Pamoraliteti është vemje e njollë e zezë
Njollë që mbetet, përjetësisht në histori
Sado t’i vesh maskë, qoftë shtresë hekuri
S’ka mburojë, që e mbulon këtë marrëzi.

Të humbasësh, apo të maskosh nderin
Është si të jesh i vetmuar në shkretirë
Ku bishat të sulmojnë vrullshëm dhe egërsisht
Madje të shpëtosh, është tejet e vështirë.

Por dikush thotë, jeta ka privatësinë
Për këtë, të gjithë e dimë fare mirë
Gjërat morale, nuk bëhen me pahirë
Duke përcjell lakuriqësi, si zogjtë në natyrë.

Ndaj nderi e morali janë të shenjtë
Nëse i humbet, si gjen përjetësisht
Thjeshtë mbeten kujtesë ndër breza
Kujtesë e hidhur, që rron pafundësisht….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT