Me je “fshehur” nën gjethin e vjeshtës,
Dhe gjithçka përreth më duket frymë,
një frymë e padukshme që sjell kujtimin e dikujt
që s’e kam humbur, se ende frymon brenda meje.
Era e vjeshtës nuk është vetëm ajër që po kalon,
por një zë që pëshpërit emra, ndjenja, ëndrra të pambaruara.
Në këtë gjethe vjeshte, dashuria shfaqet
si një udhëtim i gjatë nëpër mungesë,
një kërkim i përjetshëm për dritën që lind edhe në errësirë.
Çdo lëvizje është një ide për rikthim,
një “unë” që kërkon veten në tëndin sy,
në heshtje, në mall, në kujtesë kërkoj emrin tënd…
