Nuk e di sa hapa,
kam ecur në kohë,
as sa stinë kanë mbetur,
lëkura i thotë.
Më e lirë se era,
që frynë përmbi re,
aq ndihem dhe unë,
në shpirt më e re.
Nuk më tremb një rrudhë,
rreth syve kur qesh,
ajo thjesht tregon,
sa shumë kam jetuar.
Po nëse më pyet,
sa vjeçe jam sot,
do të them sa ëndrrat,
që s’kam realizuar.
Dhe nëse ma shihni,
një hap më të lehtë,
ose një buzëqeshje,
që s’fiket lehtësisht,
është se kam zbuluar,
sekretin më të madh,
të jetosh i ri,
me shpirtin plotësisht.!
