I bardhë si bora,
Heshtjen e mbështjell me errësirë;
Mban lot të patharë,
Që bien… pikë… pikë…
Nuk flet,
As nuk i njeh të gjithë emrat,
Mbiemrat,
Nuk merr frymë,
Nuk lodhet kurrë.
Ndoshta në pleqëri,
A në pranverë, a në verë;
A në vjeshtë, kur bien gjethet,
A në dimër, në acar.
Nuk e di se kur
Se kur
Sekondin do të ma ndalë.
Vetëm në fund
E kuptova:
Ishte i bardhë si bora.
