BallinaVitrina e libritUrim Mezini-SA RRALLË HAS NJË FJALË TË MIRË

Urim Mezini-SA RRALLË HAS NJË FJALË TË MIRË

Kudo që has një fjalë të mirë,
me kujdes e fus në torbën time,
se jeta, çdo ditë bëhet e vështirë,
dhe rrugë e gjatë, ka edhe dhimbje.

Rrallë has buzëqeshje në këtë rrugë,
e cila sa vjen e bëhet e rënduar.
Njerëz të ftohtë, heshtjen në buzë,
zemra të ngrira e pamje të trishtuar.

Dhe kjo, ditën e bën më të rëndë,
se fjalët e mira, s’di përse kursehen,
Sa zemrave edhe dryna i kanë vënë,
e hijet mbi hije me dritën e vet rriten.

Rruga, nga i ftohti njerëzor mjegullohet,
torba pas shpine prapë i rri ngjitur,
si dihet, has ndonjë shpirt më të lodhur,
që fjalët brenda saj është duke pritur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT