BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Heshtja më bën shoqëri

Gjeorgjina Kapaj-Heshtja më bën shoqëri

Heshtja më vjen si shoqe e mirë
Më rri pranë e netëve e më flet.
era më sjell lajme në zemrën e brishtë,
hëna më ndez një dritë mbi çdo re.

Qielli më bëhet një fletë për shkrim,
dhe shiu mbi të hedh bojën e vet.
unë mbledh në shpirt botën pa mbarim,
si retë kur derdhen mbi tokën në jetë.

Cicërimat vijnë me krahë të shkruar,
Më zgjojnë kujtime të fshehura në gji.
Si zogj janë kthyer duke kënduar,
Për të më bërë shoqëri në këtë vetmi.

Më vijnë balada nga koha që la gjurmë,
Si film në ekran, me ngjyra e me gjelbërim
Zemra më çelet, e përflakur, e butë
si lulja begonjë në mëngjes të dlirë.

Poezia më rri pranë, më bën shoqëri.
Më merr për dore e më çon nëpër fjalë.
Kur nis të shkruaj, më lind një melodi.
Vargjet më vijnë si zogj mbi një valë.

Të bukura a jo, s’dua t’i gjykoj,
Le t’i marrë era e le t’i shpërndajë,
Se fjalët që lindin, unë dua t’i dëgjoj,
Edhe kur në heshtje më bëjnë të qaj.

Sytë ndonjëherë më lotojnë si krua,
Lotët mbi faqe rrëshqasin ngadalë,
Bien mbi jastëkun ku shpirti rri zgjuar,
Mbajnë në heshtje një fjalë pa fjalë.

Në rrugë vajzat lozonjare kalojnë,
Me sytë nga larg presin dashurinë,
Të dashurit e tyre me mall i kujtojnë,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT