BallinaVitrina e libritZ.H. Haliti-HESHTJA FLET

Z.H. Haliti-HESHTJA FLET

Atë ditë dielli ngroht na shoqëroi
e zogjët cicëronin ëmbël afër nesh
ne të lumtur flisnim e koha shkoi…
të shikoja,të çmoja si perëndeshë

E shpejt ikën minutat si ëndërr
por ndiheshim mirë,të lumtur…
të respektova me gjithë zemër
hera e parë të pashë,sa e bukur.!

Kaluan ditë e për ty ndjeva mallë
të shkruaja shpesh duke të pyetur
ndoshta duke shkruar si përrallë
pa dashje t’lodha të kam mërzitur

Por,sot heshtja jote sikur më lëndoi
fillova të qortoj vetën çka gabova
kështu është kjo jetë,mirë e kuptoj
pse të shkrujta ato fjalë u pendova

Shpresoj se s’je lënduar,më kupton
fjalët që themi nganjëherë godasin
por,është jeta që t’papritura na afron
e fjalët si plumba pa dashje vrasin…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT