I lashë pas ëndrrat, si mora me vete,
trupin e mora e zemra pergjithmonë aty mbetet
larg vendit tim, larg njerëzve të mi,
me një mall të madh që s’u shua kurrë në gji.
Po ik nga atje, ku zemra më thërret,
ku çdo gur i rrugës emrin tim e pret,
ku nëna te dera do dalë me lot,
dhe do të më thotë,të përcolla o bir edhe sot
Po ik nga atje ku linda fëmijë,
ku çdo kujtim më zgjon dashuri,
ku rrugicat e vjetra më njohin përsëri,
dhe era e vendlindjes më mbush me qetësi.
Kurbeti më mësoi ç’do të thotë mall,
ç’do të thotë të qeshësh, por zemrën ta kesh vrarë,
të jetosh larg vendit është shumë veshtirë
por natën të kërkosh shtëpinë në çdo dëshirë.
Tani valixhen e mbush me kujtime,
me vite të gjata e mijëra përjetime,
po ik plotë mallë më fal toka ime,
te vendi që jeton përherë me kujtime
Po kthehem ne kurbet k’tu kam lënë një pjesë,
aty ku edhe loti më duket si shpresë,
po kthehem por kurrë s’do të harroj
Në Dardani po e lë shpirti e trupi letë fluturojë
