BallinaVitrina e libritUarda Albunesa-Babel

Uarda Albunesa-Babel

Kullën Babel sa herë ta ngrini,
njëlloj do shkruhet historia,
miliona gurë, kur natën i vini,
fuqishëm godet mbi ju Perëndia.

Sa herë pik’py’tje mbi mua vini,
e trastë me gur më derdhni në fat,
mund dhe t’rrëzohem, çudi mos kini,
nesër “ulkonjë” do zgjohem prapë.

Njëlloj do t’shkruhet historia,
kullën Babel sa herë ta ngrini,
s’do t’ju kursejë as Perëndia,
jeni vet’shpallë “naltësi” që bini! 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT