BallinaSportPSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me disa superndeshje, ku vëmendjen kryesore e merr përballja ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

Në total, nëntë sfida do të luhen sonte, me skuadrat që synojnë të shënojnë fitore dhe të marrin pikë të rëndësishme në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Dita e sotëm nis në orën 18:45 me dy ndeshje. Fenerbahçe përballet me Slavia Pragën, në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv, ndërsa Borussia Dortmundi luan në udhëtim kundër Sabahut, me synimin për të vazhduar me paraqitje të mira në Evropë.

Megjithatë, sytë e tifozëve do të jenë të drejtuar kryesisht nga ora 21:00, kur PSG-ja dhe Barcelona do të përballen në një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes. Dy skuadrat me ambicie të mëdha evropiane pritet të ofrojnë një duel me ritëm të lartë dhe shumë emocione, ku cilësia individuale dhe organizimi taktik mund të luajnë rol vendimtar.

Në të njëjtën orë, Liverpooli do të jetë nikoqir i Villarrealit, Manchester City do të përballet me AEK Athinën, ndërsa Napoli do të luajë kundër Bodø/Glimt. Të gjitha këto përballje pritet të jenë të rëndësishme për objektivat e skuadrave në këtë edicion të garës.

Sfidat e orës 21:00 plotësohet me tri ndeshje të tjera. Porto pret PSV Eindhovenin në një duel ndërmjet dy klubeve me përvojë në garat evropiane, Roma përballet me Slovan Bratislavën, ndërsa Stuttgartit i duhet të sfidojë Atletico Madridin, në një përballje që pritet të sjellë rivalitet të fortë.

Me nëntë ndeshje në program dhe përballjen PSG–Barcelona si sfidën më të spikatur, kjo e martë premton një mbrëmje interesante për adhuruesit e futbollit evropian./Rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT