BallinaVitrina e libritShpresa Fundo Gjergji-E pamëshirshme

Shpresa Fundo Gjergji-E pamëshirshme

Hodhi kudo melankolinë,
pa mëshirë u zhveshi rrobat,
një pikë loti ra mbi violinë,
kjo vjeshtë nisi nga lojërat…

Ëndrrat ua pushtoi me etjen,
i shtroi nën këmbët e mia.
Ndolli pakuptuar vdekjen
në fërfërimë ngjyrash të brishta!

Pastaj flirtonte me diellin,
gjethnajën e ngriti në vallëzim.
Ndërsa reve të qiellit,
i puthi me shiun si pagëzim!

I trazoi erërat, sa u kënaq!.
Trazoi edhe shpirtin tim,
kur gjethet kërcimtare sakaq,
e shtruan tokën me qilim.

Ish e vertet zemra m’rrahu fort!
Gjethet pa jetë binin në tokë,
si pa shpirt, vetë vjeshta i sfidonte sot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT