BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Për t’i ngjarë

Adelina Dardha Haskaj-Për t’i ngjarë

Nga dekolteja e supeve
nxirrte vezullimin e rruazave të bardha
dhe numëronte vitet e bëra palë.
Çdo rrudhë e zgjatur
e çonte drejt asaj vajze
që, nga mungesa e daljeve të diellit,
e përçonte errësirën
përtej
dhe vetë zgjidhte një melakuqe
për të lyer lirinë e ëndrrave.

E ç’nuk bënte
kur hëna e shikonte me kërshëri
dhe zbriste
poshtë degëve…
për t’i ngjarë,
merrte supet e saj,
zhvishte dekoltenë
e fustanit të vet hyjnor
dhe qeshte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT