Në këtë botë gënjeshtare,
të gjithë jemi kalimtarë.
Dikush jetën e jeton
dikush tjetër s’jeton gjallë.
Ai gjak që rrjedh në vena
dhe një shpirt dot se ushqen.
Çfarë e ndryshoj këtë njeri?
Përse veten po gënjen?
Nuk ka jetë për të gëzuar
ku në shpirt mungon ky gjak.
Dhe të dojë që të jetojë,
prapë kjo jetë do duket pak.
Dhe nder venat që kërkuam
gjakun prapë ta furnizonte.
Nuk e prisnim që njeriu
me pak gjak prapë do jetonte.
Eh, kjo botë gënjeshtare,
ndonjëherë dhe i beson.
Dhe kur shpejt thyhet besimi,
fajin vetes ia kërkon.
