Dua të dehem deri në pafundësi
Që t’mos ndiejmë acar as vapë,
T’shtrëngohem, t’mos shohim rrotull veç dashurisë
Dhe ashtu në dehje ta zgjasim këtë natë.
E sheh se edhe bota pak është dehur
Dhe shkëlqimin ka filluar ta humbë
I janë përzier stinët, pak është mekur
Pse të mos dehemi ti dhe unë…
