Mos ma qorto shpirtin që endet viteve
as zemrën që s’pranon të plaket në qetësi.
Kam brenda meje një fushë të pafundme,
ku kuajt e kujtimeve vrapojnë përsëri.
Dhe kur të më shohësh të heshtur, të thinjur,
mos mendo se s’kam më ç’të them.
Brengat e vjetra zbuten me kohën,
dhe lënë në shpirt gjurmë që s’fshihen lehtë.
Ka dhimbje që bëhen të zbehta, të buta
sa njeriu i përkëdhel si fëmijë,
Ka net që, kanë humbur yjet e tyre
por ëndrrat i sjellin sërish me magji.
