BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-MOS MA QUANI DOBËSI MËRZITJEN

Mimoza Eliona Osmani-MOS MA QUANI DOBËSI MËRZITJEN

Mos ma quani dobësi mërzitjen,
më ndodh pa dashje ndonjëherë.
Ka njerëz që s’ma duan rritjen,
por vlera mbetet vlerë.

Jam mërzitur që e kam shpirtin ndryshe,
që s’lidhet kurrë dot në zinxhirë.
Është thjesht në qiell dallëndyshe,
që fluturon e lirë.

Jam mërzitur me shpirtin që jep kaq shumë
dhe pas merr pak, veç ca thërrime.
Shuaj kur fryhem çdo bulëz shkume
dhe ziej vetvetes time.

Kur të më shihni që nuk flas fare,
ta dini, jam përbrenda plot.
Zhurma e heshtjes thyen dritare,
jo më dy qelqe sysh me lot.

Jam mërzitur se s’ka më dashuri humane
dhe pa dashuri nuk ka më jetë.
Unë zemrës s’i vesha dot tumane,
i vesha krahë si bletë.

Jam mërzitur, por mos ma quani dobësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT