BallinaVitrina e libritPoezi nga poetja Meri Mezini

Poezi nga poetja Meri Mezini

Vrapoj kalëruar në rrugën time,
eci, buzëqeshjen me të njohurit ndaj,
në mes të njerëzve shoh, ka dhe ujqër,
dhëmbët shtrëngojnë,
duan t’më hanë…!

Eci, vrapoj, mos t’më kafshojnë,
s’e dija që në rrugë
kalojnë dhe kafshë,
unë eci në zinxhirin e jetës që dua,
ata këpusin zinxhirin të hanë.

Shoh vegime, në turmën mes njerëzve,
në punë, kudo, si ujkonja janë,
unë kam rrugën time,
eci kalëruar,
me njerëzit e mirë jetën e ndaj.

Mundohem të shmang turmën e egër,
druhem pranë vetes, nuk di kë kam,
nuk gjeta kurrë një rrugë pa ujqër,
në vrapin kalëruar, ata mos t’më hanë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT