BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-ÇFARË BËRE ME YJET

Gjelina Maçi Keci-ÇFARË BËRE ME YJET

Mbi piano ranë ca gjethe
Dy zemra u bënë melodi,
Inde e brinj në atë natë vjeshte,
I numrova me mall nji e nga nji .

Sa vjeshta kaluan prej atëherë
Dhe shpirti kërkon ta di,
Çfarë pate bërë me ata yje?
Që bulëzuan n’sytë e mi.

N’zemër frymon dashuria
Edhe pse kohën e bluan jeta,
Tash ajo gjuan kujtimet
Me të zjarrtat shigjeta.

Ah sikur të ishte poezi
Sigurisht do ta gjeja udhën,
Në librari do të shkoja
Me Eseninin të frymëzoja muzën.

Tani ëndrrave u vjen si puhi
Sytë e shpirtit i baron me vesën,
Nga qielli zbret plot dritë
Dhe n’agim e puth shpresën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT