Nënë e botës,
bëmirëse e jetës!
Nënë!
Nuk mjaftojnë njëmijë karafila,
As krejt lulet e botës të mbledhura në një dorë…,
Për ty që me muajt, me vitet me prillët,
Shtoje dashuri dhe mbillje dritë-kurorë.
Gjashtë filizat tuaja
i rrite me mall, me dritë!
Zemra jote e madhe s’kishte kufi, pritesë as ndalesë.
Tri jetë të tjera i ngohe drejt diellit,
çdo ditë:
I gëzove i forcove,
Me qumështin e gjirit, me bekimin si vesë.
O shpirt bëmirës, që s’kërkove kurrë shpërblim,
Që e ktheve jetën në një meshë të shenjtë mirësie!…
Nëntëdhjetë e pesë vite, rrugëtim-përkushtim,
Je, vetë altar i pastër njerëzie.
Ato duar që përkundën botën,
e, na dhanë jetë!
Sot, mbajnë rrudhat e arta të një kurore të rrallë!
Ti s’gabove kurrë, mbete e fortë, e qetë.
Me shpirtin e bardhë që na bën të biem në gjunjë me mall.
Sot, në këtë ditë të shenjtë të moshës tënde të artë,
Nuk ka fjalë që e zë krejt mirënjohjen tonë!
Je, nënë e shkuar nënave!…
Një dritë e pastër,
-e ëmbël, e lartë.
Që do të ndrisë në brezni…
Sot, nesër e gjithmonë!…
Gëzuar 95-vjetorin, drita dhe krenaria e shpirtit tonë!
