BallinaVitrina e libritFitnete Bashota Krasniqi-MBI XHAM

Fitnete Bashota Krasniqi-MBI XHAM

Si gurë mbi xham,
binte shi
si i tërbuar thyente heshtjen,
e etja e tokës e përpiu.

Vrullshëm shpërthente
edhe një rrufe,
nga frika kafshova gjuhën
dhe thashë: Diell, ku je?!

Avulli i shpirtit xhamin krisi,
shiun e ndali
dhe drita sërish ndriti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT