Shiu lan kujtimet e lashta të gurëve,
mbi Akropol bie mjegulla si mantel.
Shikohem me erën nëpër pasqyrat e ujit
çadra laget si zog i vogël. Dhe koha rrjedh.
Nga balli i Partenonit pikon përjetësia,
pas kolonave, puthjet e verdha Hëna fsheh.
Athina kavaliere në valsin me shiun,
një çast i pavdekshëm që mitet i deh.
