Monday, December 29, 2025
BallinaSportPremier League mbështet popullin ukrainas

Premier League mbështet popullin ukrainas

Premier League ka njoftuar se gjatë ndeshjeve të kësaj jave 20 kapitenët e skuadrave do të mbajnë shirita të veçantë me ngjyra ukrainase, duke mbështetur kështu popullin ukrainas në këto situata të vështira, transmeton Gazeta Metro.


Në postimin e tyre thuhet se ata kërkojnë paqe dhe se të gjithë klubet e Premier League refuzojnë me gjithë zemër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, ata shtuan se: “Premier League dhe klubet tona refuzojnë me gjithë zemër veprimet e Rusisë dhe do të tregojnë mbështetje për popullin e Ukrainës në çdo ndeshje këtë fundjavë. Ne kërkojmë paqe dhe mendimet tona janë me ata që janë prekur nga ky konflikt”.

“20 kapitenët e skuadrave do të mbajnë shirita të veçantë me ngjyra ukrainase dhe tifozët ftohen të bashkohen me lojtarët, drejtuesit, gjyqtarët dhe zyrtarët në një moment reflektimi dhe solidariteti përpara fillimit të çdo ndeshjeje”, thuhet në postimin e Premier League.

Ata gjithashtu treguan se ekranet gjigante të stadiumeve do të shfaqin mesazhin ‘Futbolli Qëndroni së bashku’ me ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit të Ukrainës në sfond.

“Ekranet gjigante të stadiumit do të shfaqin mesazhin ‘Futbolli Qëndroni së bashku’ me ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit të Ukrainës në sfond. Këto fjalë do të shfaqen gjithashtu në ekranet LED përgjatë fushës së lojës gjatë ndeshjeve dhe gjithashtu do të jenë të dukshme për tifozët në mbarë botën në kanalet dixhitale të Premier League. Logot dhe profilet në këto platforma do të ndryshohen për të përfaqësuar ngjyrat e flamurit të Ukrainës, të cilat do të shfaqen edhe në transmetimet televizive të sfidave që shtrihen në mbarë botën,” duke përfunduar kështu njoftimin zyrtar të tyre.

Gjatë ditëve të fundit shum klube e kampionate kanë ofruar mbështetjen e tyre për popullin ukrainas që janë duke kaluar ndoshta momentet më të vështira të jetës së tyre nga pushtuesit rus. Përveç mbështetjes për ukrainasit, shumë klube kanë filluar që të dëmtojnë ekonominë ruse duke pezulluar kështu marrëveshjet me sponsorët rus

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT