Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poeten Mimoza Eliona Osmani

Momente poetike me poeten Mimoza Eliona Osmani

Ke harruar…

Ke harruar një lot të brishtë tek mua

Një puthje me afsh të nxehtë, të zjarrtë

Shuaje me frymë , si qiri , se nuk e dua…

Veç ler pak mjaltë , mbi mjaltë.

Më kanë përvëluar , dy buzët e tua

Kur gdhendën dy fjalët të dua , me daltë…

Edhe djalli vetë, do të më bënte grua

Të shkelje mbi borë , burimit të malltë.

Ke harruar marrëzi ,edhe paqe tek unë

Një puthje , si prushi, si vera

Rrëmbeje si erë ,që fryn ndër furtunë

Edhe falëm , me mijëra të tjera…

.

Magjistar…

Nuk je poete,

më tha një ditë,

dhe qesha unë ,

qesha me shpirt.

Ky shpirti yt ,më tha vetvetja,

ka veç një zemër,

me rrënjë në dritë…

Leri fletoret ti marri etja…

Për energji, lumi do pritë….

dhe unë nuk qesha…

jo ,jo , nuk qesha…

Vara turinjtë….

Por ç’ti bëj vargut,

dhe unë s’e desha…

Është magjistar,

më hedh magjitë…

Jam unë Hëna

Jam shejtania lozonjare

Syri im i madh magnet

Jam unë hëna në dritare

Luajmë si valët nëpër det.

Trembesh nazeve të mia!?

Nuk janë plumba, mos ki frikë

Brenda struket galaksia

Murg bëjnë dhe një heretik

Bie këmbanë ndizen pishtarë

Purtekë brenda tëndit burg

Naz i zemrës magjistar

Flakë e shpirtit gjen një rrugë…

Jam shejtania lozonjare

Ti m’i hidh nazet mbi fletë.

Jam e botës sundimtare

Muzë poetësh në dy jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT