Sunday, April 26, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-UJI BURIM I JETËS

Murtez Asllani-UJI BURIM I JETËS

Uji burim i jetës
që pa te s’jetohet,
me te shuan etjen,
por edhe pastrohet.

Aty ku s’ka ujë
e vështirë është jeta,
ik nga ai vend
shko në vende tjera.

Me ujë ujit lulet
dhe kopshtin e bukur,
aty kur verës
vjen e pushon një flutur.

Barin në livadhe
uji shumë e rritë,
çdo gjallesë në tokë
ujë duan çdo ditë.

Çdo gjë mbi tokë
pa ujë s’mund të jetojë,
uji është jetë
secili duhet ta çmojë.

Por ne ujin
shumë e keqpërdorim,
derdhin ujë pa masë
veçmas verës,
aspak s’ia dimë vlerën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT