BallinaVitrina e libritEralda Cuko-Syni se sheh synin hunda s'ka me e lanë

Eralda Cuko-Syni se sheh synin hunda s’ka me e lanë

Syni s’e sheh synin, se hunda s’e len,
kur krenaria t’hyn n’mes, arsyeja mbetet peng.
E sheh tjetrin përballë, por s’e pranon gabimin,
ma mirë e mban heshtjen, se me ba pajtimin.

Krenaria asht nji mur që ngrihet dalëngadalë,
e ban zemrën gur, e shpirtin e përmallë.
S’e len njeriun me pa as t’vërtetën n’sy,
se frika me u përkulë, ia mbyll krejt të dy…

E kështu dy sy përballë, por s’shihen kurrë,
mes tyne rritet heshtja, bahet gur e mur.
Se ai që s’di me u përkulë,ashtu siç ka hije
humb zemrën ma t’mirë, për nji grimë krenarie.

Syni s’e sheh synin, se hunda s’e len,
krenaria ngre bedenat, zemrën e ban shkëmb.
E vërteta rri përballë, veshun me dritë ari,
por s’e njeh ashtin e vet ai kryepari…

Se krenaria t’ban mbret, por n’fron të vetmisë,
të vjedh thesarin e shpirtit për nji çast t’marrëzisë.
E kur pendesa t’vijë me trokitë n’derë,
ai që s’ditê me çmue, ka me e humb përherë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT