Unë kam sy dhe ti ke sy,
E ç’na duhen, po s’u pamë të dy?
E ç’më duhen mua veshët,
Kur s’dëgjoj zërin tënd,
Jeta vishet edhe zhvishet,
Ndërsa kujtimi dhëmb.
Buzët mua më janë tharë,
Qëkur ti ike nga unë.
Balli djeg si flakë e zjarr,
Por diku më djeg më shumë!
Veç më djeg, më djeg, më djeg
Në një unazë të flaktë zjarri,
Në mes flakësh unë të pres,
Siç pret lulet behari…
Ti do vish, shpirti im,
E njëjta rrugë është dhe në kthim…!
