BallinaSportTetë gola të shënuar – rikthim i çmendur i Atalantas, Interit s’i...

Tetë gola të shënuar – rikthim i çmendur i Atalantas, Interit s’i mjafton “hat-tricku” i Pios

Atalanta dhe Interi kanë dhuruar një ndeshje spektakolare, duke barazuar 4-4 në një përballje dramatike në Serie A.

Interi kaloi në epërsi në minutën e 16-të me Francesco Pio Espositon, i cili realizoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë, pas një goditjeje nga këndi.

Atalanta reagoi menjëherë përmes Eljif Elmasit, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2 para pushimit.

Në pjesën e dytë, Esposito kompletoi “hat-trickun” personal, duke rikthyer epërsinë e dyfishtë për Interin.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe Charles De Ketelaere shënoi dy herë, duke e mbajtur Atalantën në lojë.

Petar Sucic shënoi nga penalltia për 2-4, por De Ketelaere realizoi sërish në minutën e 81-të, duke ngushtuar rezultatin në 3-4.

Kur pritej fitorja e Interit, Atalanta fitoi një tjetër penallti në minutën e parë të kohës shtesë, të cilën Franck Kessie e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 4-4.

Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta ngjitet në pozitën e 12-të.

Interi shkon në 29 pikë të tubuara, me një më pak se Roma në vendin e dytë dhe tri më pak se Lazio, që kryeson tabelën./Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT