Mrekulli
Gjithë mrekullit i kemi përpara syve
jetojmë e gëzojm të lumtur. Në mesin e tyre
ngjyra – ngjyra plotë nuanca. Tamam si dashuria
s’ka planet më të bukur ku jetojmë njerëzia.
*
Qënia më e bukur këtu në tokë ne jemi.
Flasim e këndojmë njeri – tjetrin respektojmë.
E dashurojmë jetën, vështirësitë i tejkalojmë
në gjithë këtë mrekulli të lumtur bashkë jetojmë.
*
Qielli mahnitës në çdo stinë i ndëron ngjyrat.
Në pranverë marim aromën e luleve të bukura.
Vera na ngroh, detit zhytemi bëjmë plazh.
Vjeshta pjek pemët fiq, ftonj, sheg, bajame arrë.
*
Dimrin e presim shumë të gëzuar.
Shtron dëbora e bardhë kudo anë e mbanë
dalim si fëmijë të gjithë me të luajmë.
Gjithë këtë mrekulli Zoti na e fali, jemi të bekuar .
- …………………………………………..
Mirë se erdhe Pranverë
Të kujtoj në vitet e fëmijërisë,
të lumtur na gjeje, pranverë.
Dilnim, shëtitnim me hënë,
mbushim duart me tufa lulesh.
Në ferra gjenim,
manushaqe e salep,
në vazo i vendosnim,mbi tavolinë.
Mblidhnim lulëkuqe të porsaçelura, për të shijshëmin byrek.
Në duart e vogla nëna, rripa me ngjyra na lidhte .
Natën vonë, deri hëna të dilte, shqerat kullotnim në livadh, anë e mbanë ziente kënga fëmijnore .
Ktheheshim në shtëpi varg e varg, secili me kopen e tij. U rrita, ato vite i kujtoj sa herë që vjen, e ëmbla pranverë.
Të adhuroj, je stinë e ëmbël për mua, edhe pse të trishtuar më gjete sot,
shpirti u qetësua, ankthi
kaplohet, largohet .
Zotin falenderoj, uroj për gjithë njerëzimin Pranverë të ketë! Me aromë lulesh të dehen njerëzit e pa udhë, e në udhë të drejtë të ecin, në qafë njeriu, të mos i bien, punën e vet të shikojnë.
Për gjithë Globin, uroj Pranverë. Të çelin sythet, lulet plotë aromë, të gëzojmë së bashku Pranverën dhe aromën e saj të ëmbël.
