Psherëtimë dimri
U largove, dimër, si një aventurier.
Në petkun e ftohtë ndieva tundim.
Herë gëzohesha heshtur pa u ndier.
Në zambak dëbore gjeta gëzim.
Të them se nuk ishe i urtë, po as i sertë.
Madje as ngricë të akullt nuk ndieva.
Por karantina u tregua mjaft e rreptë.
Maskën me detin e vakët e përzieva.
S’kish faj ajo se korona rri e fshehur.
Frikën ma ktheu si kuçedër vrastare.
Dhe në autobus tensioni klith zbehur.
Mimika e fytyrës bëhet sqimatare.
Nganjëherë më kap melankolia.
Në parvaz të dëshirës shkon e zhytet.
S’dalloj çfarë ngjyre më flet mirësia.
Në pikëpyetjen e ëndrrës dyndet.
Mendimet kthehen si gjethe vjeshte.
Shtegtojnë sa këtu sa andej matanë.
Në dega plepi përulet nëpër mezhde.
Rrezet e ylberit i përhap tejembanë.
Oh, sa u gëzova që troket pranvera!
Me gjelbërim të na qeshin sytë.
Kur shoh lulet me barin të përziera.
Dhe durimi me aromë vere u zbut.
Psherëtimën e dimrit e mbulova.
I hodha nektarin e bletës në hoje.
Agun e agimit me diellin e zgjova.
Drejt kaltërsisë natyrë të më ftonte.
S’ka ngjyrë dashuria
Shikoje jetën në sy çdo orë përditë.
Se loja e përpjekjes është e pafundme!
Aty rrugica e fatit në terr kërkon dritë.
Dhe vitrina e fjalës bëhet e padukshme.
Bëhu shpirtgjërë, i matur dhe i drejtë.
Se gjesti human nuk do gojë të flasë!
Të ndihmosh jetimin është e thjeshtë.
Pak bukë, një rrobë, ujë dhe gjellë në tas.
Në bulevardin e ditës mos ec serbes.
Kur sheh të pastrehët hidh një kuvertë!
S’ka dallim race kur kalon keq dhe stres.
Gjuha e përçmimit s’vlën asnjë cent.
Mos përqesh të tallësh botën e artë.
Ai quhet njeri me aftësi të kufizuar.
Askush nuk e zgjodhi talentin e pafat.
Nuancat e ngjyrave Zoti i ka krijuar.
Kur udhëton në tren dhe në autobuz.
Ngrihu, bëji vënd të moshuarit të ulet!
Ndihmoje me respekt mos e përbuz.
Se tek ky brez kocka si gjëmb ngulet!
Mos e duaj jetën vetëm brenda gardhit me purteka!
E mos e mat veten me hijen e mëngjesit të bardhë!
Shih se sa ngjyra të bukura do të marrë jeta.
Kur zemrën e hap për të tjerë nevojtarë!
Të gjithë marrin pjesë në këtë sport.
Aty s’ka modë e ngjyrë dashuria.
Ajo nuk njeh shtet, kufi, mur dhe fond.
Ngjan si penicilina që shpik mirësia.
Edhe për ju jam nënë
Udhëtoja e qetë mes bulevardit të ditës.
Të veçuar gjeta dy fëmijë të vegjël.
Të heshtur, fytyrëvrarë si telat e sitës.
Skena e trishtë i katandiste si vegël.
M’u dhimbsën e afrohem duke i pyetur.
Dridheshin strukur nëpër të ftohtë.
Më vështruan befas të uritur e sytretur.
Kur loti pikonte nga gjoksi i ngrohtë.
Pëshpëritën se kishin mbetur jetimë.
Dhe flinin ku të mundnin, në rrugë.
U preka dhe shqetësimi s’kish durim.
Sikur më hodhën blozë duhani e vrugë.
Si shpuzë më dogji revolta si nënë.
Si shigjetë në shpoi dhimbja si njeri.
Ah, në çast doja t’u vija shtratin prej hëne.
Të flinin ngrohtë e qetë në jastëkun e ri.
T’i mbuloja me kuvertë qëndisur me yje.
Të qeshnin si lulet që çelin në maj.
Të marr diellin dhe një mal me pyje.
Të ndizja zjarrin e të ulen si xixëllonja pas saj.
U përpoqa e më ndaluan t’i adoptoj.
Por unë s’pyeta ligjin i vura në shpirt.
I strehova në folezën e mirësisë ku jetoj.
Gjersa të bëhen Zot të vetes një ditë.
I mblodha në kraharor me dashuri.
Njësoj pa dallim i dua si bijtë e mi.
Ata janë e ardhmja e bukur në dituri.
Kur më rrëfejnë ëndrrat me gëzim.
Rinohem me ta se aty gjej pranverë.
Edhe pse u rritën më thërrasin “nënë”!
Kur shtegtojnë si zogjtë e jetës në verë.
Akoma i pres të kthehen tek foleja mëmë.
Përgjërohem për fatin e tyre në çdo hap.
Me shpirt iu them se dhe për ta jam nënë.
Ndaj sa herë të vijnë si kalorësi në vrap.
Do i përqafoj si yjet që flatrojnë në hënë.
