Që kur nisi jeta në tokë
Këtu jemi edhe ne
Mal më mal e kohë më kohë
Falëm jetën për Atdhe.
Shpata e Gjergjit vringëlloi
Komandanti i Bashkimit
Amanetin sot ia zgjojmë
Në udhën e dritës së përparimit.
Burri i mençur, Ismail Qemali
Kuvendoi me urtësi
Në gjithë trojet jehoi zëri
Gjersa shpalli Pavarësi.
Një shqiponjë vumë në flamur
Larë me gjak sa dallgët në dete
Për të trimat s’shuhen kurrë
Gjaku i tyre rrjedh ndër deje.
Flamuri ynë valon në botë
Mërgimtarët i thërret:
Jepni të ardhmen tokës sonë
Që lirinë ta gëzojmë.
Nga Ulqini jam, Ilirjana lozonjare
Në Shkodër e ndal rrugëtimin
Me dardanë në brigje e male
Pres një nip të Boletinit.
Jam Albana, vajza çame
Marigonën takoj në Vlorë
Sonte qenkam flamurtare
Këngën-lule kam në gojë.
