BallinaVitrina e libritEralda Cuko-O MOJ SHQIPNI !!!

Eralda Cuko-O MOJ SHQIPNI !!!

O moj Shqipni, moj tokë e bekueme,
Me gjak të trimave je e pagëzume,
Në çdo pëllëmbë tande rron nji histori,
Që zemrën ma ndez me mall e krenari…

Nën hijen e maleve, ku shqiponja fluturon,
Jehona e lahutës ndër shekuj kumbon,
Në gurët e lashtë asht gdhendë liria,
E n’gjoksin e bijve rreh përjetë Shqipnia…

O vend i kangëve, i besës, i burrnisë,
I nanave që lindën bijtë e lirisë,
Sa herë të shoh, malli m’i djeg sytë,
Se ti je rrânja që më ngjallet në shpirt.

Kuq e zi flamuri mbi male valon,
Dykrerëshi krenar qiellin e pushton,
S’ka stuhi që ta shuajë këtë dashni,
As vite as shekuj s’më ndan nga ty Shqipni!

E nëse nji ditë larg teje më çon jeta,
Emnin tand kam me e ruejtë kudo ndër fleta,
Se mund të ndërrojnë stinë, mote e kufij,
Por Shqipni, ti je atdheu im i rrënjosur në gji!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT