BallinaVitrina e libritShire Dhima-Takova Skënderbeun!

Shire Dhima-Takova Skënderbeun!

S’të kam thënë se kam takuar Skënderbeun
Mbi kalin e tij shaluar,me flamur dhe shpatë
Nga aroma e festës,nën këmbë lëkundej dheu
Flokët krehur era,gjurmët shihnin larg.

E takova Skënderbeun, nga pas vinte Shota
Fitoret e tij, të gdhendur mbi shpatë
Osmanët e hershëm ,trokitën tek porta
Naganti i Shotës,kishte ftuar gratë.

U ngrit Skënderbeu se u ngjallën Osmanët
Në shesh të betejave ,kish mbjellë trimëri
Vrerë i ndezur flak, shigjeton Dardanët
Shpata e Skënderbeut,dhe gurët ka ushtri.

E ndjeu erën e krimit,ndjeu era tradhëti
Për këtë mëmëdhe dhe vitet bërë ushtarë
Kohët çau mëdysh,vdekjen kthen njeri
Për Atdheun tim,përsëri jam gjallë.

Do të ngre flamurin, për të tretën herë
Ta ndajmë flamurin nga baltrat e krimit
Në Atdheun tim, të fryj tjetër erë
Uragani i kuq, të sjellë ditën e çlirimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT