Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Asja Mulgeci

Çaste poetike me poeten Asja Mulgeci

E MADHE SA BOTA VETË

Si shiu n ‘xhepa reshë, rrin palue,

Pret token me njom n’zagushi

Si gjethja e thame,dridhet ernash

tue lekund

Padurimit pres e padurueme

Orvatem dallgve t’shpirtit

Dhimbja mos t’më vej përfund !

Shtrëngoj trupin, deri n’mavijosje,

Njaty, ku gjurme gishtash kanë mbet

Prekjet kam busull orintuese

Gulçueshem frymoj…

Vec frymës tande marr jetë!

Si pikë vesë, barit t’njomë

Lotin, cepit t”buzës pij

Shuej etjen,etshëm, naten vonë

Denesave u mbyll gojen

Pazashëm, vedin kjaj

Ksaj agonie t’pafaj!

Vaj shpirti, kanga ma e dhimbshme,

Melhem për dashni,

Vrullshëm derdhem mbi kitarë

Notat bërtas me fuqi,

Telash t’saj rimoj si e marrë

Oh ,më mungon e jemja dashni!

Kups t’qielit, melodia mer udhë

Krahyjesh gjithsisë ndrinë, pa hile

Dritares tande ulet,merr jetë

Simfoni e shkrujtun zemrash

E madhe, sa bota vetë!

N’RREZE TUA I KAM VAR

Oh,hanez bukura,

m’u baj dritë syshë

Ksaj nate t’pabesê,

Se fort jam përmallue,

Mos m’rando shumë

krahnorit tem,

Se n’rrahje t’zemres

Tik-taket kam rimue,

E drits tande kam shkrue

Kang t’shpirtit

N’rreze tua i kam varë,

Me i kndue ambel djalit

Kur t’shkoj n’krue,

Oh, mos mi len n’terr

pash mue…

Se n’kjofsha gjallë,

Edhe “syqorrue”

Kam me i gjet,

E n’paj t’nusnisê

Ngjit zemres kam me t’i prue

Mos ma ndal driten,

Mos…

pash mue!

TINËZ VEDIT JAM DASHURUE

Lumenjve melodinê e valeve ua vodha

Mbi piano ulun , shpirtin derdha fije-fije

Me rend,notat tue përkdhel mora

Ndashtê se zani m’dridhej, ani pse stonova

Ison mbaje si Zoti tue m kqyrë!

Trupit avuj bulzonin ,si ujvarë

Se kshtu vallzohet prej dashnie

Jetsohen hijshëm ndjenjat mbi kitare

Ani se kshtu i ka hije ksaj hyjnie!

Diellin mbas reve mora hua

U nisa udheve t’botes tue këndue

Hejj, me ndjeni o njetez kureshtarë

Prej afshit tone ernat janë dehë

Ndêr vargje poezishë, tinëz vedit jam dashurue !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT