Në vazhdën e ngritjes së çmimeve në nivel vendi, nuk kanë mbetur anash as taksitë, që të hënë kanë mbajtur një mbledhje për të diskutuar për çmimet e transportit.
Mbi 10 taksi të kontaktuar nga Gazeta Metro, kanë konfirmuar kërkesat e tyre që start’i në qytet nga 1.50 euro, të bëhet 2.00 euro, ndërsa çdo kilometër pas këtij starti tarifohet me 0.80 cent.
Arsyeja kryesore e kësaj kërkese është rritja e çmimit të naftës, dhe se çmimi 1.58 cent për litër u shkakton humbje atyre, rrjedhimisht rrezikohet edhe transporti publik.
Kompanitë e taksive, dhe taksistët tjerë të pavarur, kanë artikuluar kërkesën e tyre dhe pritet që këtë të ia dorëzojnë Komunës së Prishtinës për aprovimin e këtyre tarifave.
Nesër po ashtu edhe Shoqata e Transportuesve të Kosovës pritet të mbajë mbledhje për të diskutuar çmimet aktuale të biletave, dhe rishikimin e tyre.
Këto vendime të transportuesve po vijnë si rezultat i ngritjes së çmimeve të naftës, sidomos pas fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë