Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMËSUESET E FSHATIT

MËSUESET E FSHATIT

Në udhëkryqe ndanë xhadeve

Ditët e shtuna dalin shpesh

Dhe zgjatin dorën nga makinat

Herë dy nga dy, herë veç e veç.

Po shpesh ata që janë brenda

Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza:

“Si shumë pretendime kanë

Mor shoku Jani, këto vajza.”

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë,

Që kanë për vete dyzet gojë,

Që i shkruajnë letër presidiumit

Për një guzhinë po t’ju mungojë.

Dhe ato presin makinën tjetër

Atje në rrugë, atje në shi,

Ato të urtat gjer në dhembje,

Të thjeshtat gjer në madhështi !

Tek presin, java që kaloi

Iu kujtohet si në tym

Klasa me nxënësit, gabimet

Q’u përsëritën në hartim.

Në mbrëmje radion dëgjon njëra,

Tjetrës në mend i vjen sërish

Shikimi i fotoreporterit

Q’andej kaloj rastësisht.

Koha e fejesës i ka ardhur

Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë

Pluhur i shkumësit, vello e bardhë

U bie mbi supe e i trondit.

Po s’ngrenë ato botën në këmbë,

Në komitet në ministri

Ato të urtat gjer në dhembje,

Të thjeshtat gjer në madhështi !

~ Ismail Kadare ~

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT