Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportOdegaard: Krahasimi me Ozilin një kompliment i madh për mua

Odegaard: Krahasimi me Ozilin një kompliment i madh për mua

Martin Odegaard u cilësua si pasardhësi i Ozil. Për këtë ai tha se është një kompliment i madh për të.

Martin Odegaard po kalon në një periudhë shumë të mirë te Arsenali, atë kanë filluar ta krahasojnë me ish-lojtarin e ‘Gunners’ Mesut Ozilin.

Ai tha se nuk e pëlqen ta krahasojnë me ndonjë lojtar, por se është një kompliment i madh për të, pasi ai ishte lojtari i preferuar i tij.

“Unë nuk jam adhurues i krahasimeve me lojtarët e tjerë, po e marr si një kompliment të madh. Ai ishte një lojtar që e kam parë shumë. Ishte një nga të preferuarit e mi kur isha më i ri”, ishin fjalët e Odegaard, përcjell lajmi.net.

Në 23 ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë, norvegjezi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar