Lady Gaga do të nisë një turne botëror me 14 koncerte që nga 17 korriku në Dusseldorf të Gjermanisë, më pas do të performojë në katër qytete të tjera evropiane dhe më pas do të vazhdojë me koncerte në qytetet e Amerikës së Veriut nga muaji gusht, transmeton Gazeta Metro.
Dusseldorf’i është i vetmi qytet gjerman ku këngëtarja do të performojë dhe ka një avantazh ndaj kryeqytetit Berlin dhe qyteteve të tjera të mëdha gjermane si Mynihu dhe Hamburgu. Përveç Dusseldorf’it, turneu i saj në mes të shtatorit përfshin shfaqje në Stokholm, Paris, Londër, Toronto, Uashington, Boston, Çikago, Atlanta, San Francisko dhe Los Anxhelos.
Gaga është planifikuar të performojë më 11 gusht në stadiumin Metlife në East Rutherford, Neë Jersey.
Këngëtarja 35 vjeçare e lindur në Manhattan do të bënte turne në verën e vitit 2020, por u shty për një vit për shkak të pandemisë. Më pas u shty edhe për një vit dhe tani më në fund ka shpallur koncertet që do të zhvillohen këtë vit. Fituesi 12 herë e “Grammy” shiti 36 milionë kopje të albumit dhe gjeneroi 60 miliardë transmetime në mbarë botën. Ka mbi 55 milionë ndjekës në Facebook dhe 51 milionë në Instagram. Ajo publikoi albumin e saj të gjashtë në maj të 2020’tës